Deri tani nuk kemi dëgjuar ndonjë deklaratë të ashpër të kryeministrit teknik Emil Dimitriev për Prokurorinë Speciale Publike (PSP), mirëpo i erdhi momenti që të shprehet, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Si duket, Dimitriev zgjodhi ditën e OBRM-së për të thënë diçka. Ai konsideron se SPS-ja është tendencioze dhe punon në intersa të një partie politike.
”Angazhimi i organeve shtetërore dhe speciale të cilat lënë përshtypje tendencioze dhe paragjykime në periudhën parazgjedhore, tregojnë një synim të dukshëm që publiku në Maqedoni e sheh. Prokuroria Speciale Publike dhe Prokuroria Publike nuk duhet dhe nuk guxojnë të shndërrohen dhe të sigurojnë rolin e zëdhënësit të partive politike dhe të jenëmjet në shërbim të agjendave politike”, ka deklaruar Emil Dimitriev./Telegrafi/