Kryeministri i Maqedonisë, Emil Dimitriev, sot ka vizituar Kamenicën Maqedonase, ku ka shpalosur një cikël planesh investuese, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Ai mori pjesë në lëshimin në përdorim të një rruge, që e lidh këtë qytet me lumin e Kamenicës, me ç’rast kryeministri bëri të ditur se kjo rrugë është pjesë e një investimi prej 1.8 milion eurove të qeverisë dhe komunës. Dimitriev paralajmëroi ndërtimin e një shtëpie kulture, qendër ditore për fëmijët me nevoja të veçanta, si edhe disa projekte tjera.
Nga ana tjetër, rruga magjistrale Shkup-Tetovë-Gostivar, ka nevojë për riparime, sidomos pas rasteve të fundit të aksidenteve. Deri tani, nuk është ndërmarrë asgjë, edhe pse është premtuar shumë./Telegrafi/