Kryetari i Qeverisë për realizimin e zgjedhjeve Emil Dimitriev, sot deri te Kuvendi i Republikës së Maqedonisë i ka dorëzuar dorëheqjet e ministrit për punë të brendshme, Oliver Spasovski dhe ministres për punë dhe politikë sociale, Frosina Tashevska Remenski, si dhe të zëvendësministrave plotësues nga radhët e LSDM, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Dimitriev ka dorëzuar propozime të reja për ministra edhe atë Mitko Çavkov për ministrinë e brendshme dhe Dime Spasov për atë të punës dhe politikës sociale.
Në shkresën deri te Kuvendi, Dimitriev ka kërkuar që zgjedhja e ministrave të ri të bëhet në seancën e sotme të 101-të.
Para zgjedhjes së ministrave të rinj, Kuvendi duhet ti konstatojë dorëheqjet e Spasovskit, Remenskit dhe zëvendësministrave nga radhët e LSDM, të cilët dhanë dorëheqje më 6 prill të këtij viti./Telegrafi/