Kryeministri Teknik, Emil Dimitriev, e ka dënuar dhunën e mbrëmshme në Kuvendin e Maqedonisë ku u sulmuan gazetarët dhe deputetët e shumicës parlamentare, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Megjithatë, Dimitriev nuk e njeh zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit të Maqedonisë. Ai nuk pajtohet as me konstatimine ministrit të MPB-së, Agim Nuhiu, në lidhje me përgjegjësi të Mitko Çavkovit.
Dimitriev bën thirrje për qetësi dhe mençuri te politikanët si edhe te qytetarët për të mbrojtur cilësinë e marrëdhënieve ndëretnike. Ai shprehu keqardhje për, siç thot, pohimet për gjoja masë të tepërt të forcës të ushtruar nga policia gjatë tentimit të ndalimit të protestuesve./Telegrafi/