Ish-kryeministri i Maqedonisë në Qeverinë teknike, Emil Dimitriev sot ka qenë i ftuar në Prokurorinë Speciale Publike, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Dimitriev është thirrë për të dëshmuar në lidhje me rastin e hapur nga PSP-ja që mban titullin ”Talir”.
Ai ishte i shoqëruar nga avokati i tij, Nikolla Dodevski. Avokat i njejtë me të gjithë zyrtarët e OBRM-PDUKM. /Telegrafi/