Deputeti i OBRM-PDUKM, Emil Dimitriev, në intervistë për Makfaks ka theksuar se partia ku bën pjesë ai, ka potencial dhe kuadro cilësore, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Dimitriev ka shtuar se freskia e njoftuar në parti do të vijojë para zgjedhjeve lokale për të arritur rezultate ende më të mira.
‘Unë personalisht mbështes freskinë në parti me kuadro që meritojnë tu jepet mundësia. E dini, OBRM-PDUKM është parti e cila gjatë është në pushtet, ka njerëz që 10 vite ishin ministra, ata më janë të lodhur dhe duhet të pushojnë’, ka thënë ai ndër të tjera.
Katër nga pesë mbështetës të OBRM-PDUKM-së, ose 79% e mbështetësve të kësaj partie, pajtohen se partia e Gruevskit ka nevojë për reforma.
Anketa është kryer nga agjencia Rejting, e porositur nga Makfax, përcjell Telegrafi Maqedoni. 18.2% janë shprehur kundër reformave. /Telegrafi/