Kryeministri i Maqedonisë, Emil Dimitriev, nga mbledhja e pestë e 16 vendeve të Evropës lindore dhe të mesme me Republikën Popullore të Kinës, deklaroi se ky takim është mjaft i rëndësishëm, dhe se Maqedonia do të marrë përvojë në bashkëpunimin e formatit të këtillë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Unë pres që edhe vendet tjera të angazhohen me propozime konkrete me qëllim që ky format të realizojë qëllimin e vet, të cilin e ka parapa. Këtë e thash edhe në takimin e sotshëm me kryeministrin kinez Lee, duke potencuar se edhe Kina ka interes të investojë në vendin tonë”, deklaroi Dimitriev.
Në kuadër të takimeve bilaterale, Dimitriev këtë mëngjes u takua me kryeministrat e Bullgarisë dhe Çekisë./Telegrafi/