Telegrafi

Dimitriev: Janë krijuar kushte për zgjedhjet e 5 qershorit

Kryetari i qeverisë teknike, e obliguar për të organizuar zgjedhjet, Emil Dimitriev, është i bindur se janë plotësuar kushtet për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 5 qershor dhe se qeveria ka bërë gjithçka që mundet për t’u arritur deri te këto zgjedhje, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Dimitriev e dha këtë përgjigje për gazetarët gjatë vizitës së tij në kazermën Ilinden në Shkup, ku vendosi lule të freskëta në përmendoren e pjesëtarëve të njësisë speciale të ARM-së, të cilët u vranë më 2001 nga UÇK-ja në fshatin Vejcë të Tetovës.

Dimitriev thotë se shtyerja e zgjedhjeve sjell vështirësi për funksionimin e institucioneve prandaj zgjedhjet më 5 qershor janë të domosdoshme./Telegrafi/