Site icon Telegrafi

Dimitriev-Ivaniq: Bosnja dhe Maqedonia kanë marrëdhënie të shkëlqyeshme dypalëshe

Kryetari i Qevrisë së Maqedonisë, Emil Dimitriev, sot në Shkup realizoi takim me kryesuesin e Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Mladen Ivaniq. Siç njoftojnë nga kabineti qeveritar, bashkëbiseduesit në takim janë shprehur të kënaqur me marrëdhëniet dypalëshe të dy vendeve, të cilat karakterizohen me dialog të vazhdueshëm në nivel të lartë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në takim është theksuar edhe angazhimi për përparimin e zhvillimit ekonomik, si dhe për mundësinë e vendosjes së një linje ajrore mes Shkupit dhe Sarajevës, temë për të cilën në vazhdim do të diskutohet në nivelin e ministrive./Telegrafi/

Exit mobile version