Site icon Telegrafi

Dimitriev-Borisov: Do ta thellojmë bashkëpunimin ekonomik mes Maqedonisë dhe Bullgarisë

Presidenti i Maqedonisë për zbatimin e zgjedhjeve, Emil Dimitriev, këtë mëngjes në Riga zhvilloi takim me homologun e tij bullgar, Bojko Borisov, të cilët sipas informacioneve patën një bisedë konstruktive, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Të dy palët kanë rënë dakord për të kontribuar në përpjekje të përbashkët për të promovuar bashkëpunim ekonomik, tregtar dhe zbatim të projekteve infrastrukturore me rëndësi për të dyja vendet.

Kryeministrat u dakorduan se duhet t’i jepet rëndësi më e madhe qytetarëve të të dyja vendeve.
Qëllim i përbashkët i tyre ishte të dëshmohet praktikisht bashkëpunimi përmes akademikëve të shkencës i cili duhet të dëshmohet edhe në fusha tjera./Telegrafi/

Exit mobile version