Në fjalën e mbajtur para ambasadorëve, kryeministri Emil Dimitriev tha se anëtarësimi në NATO dhe në BE mbetet prioritet i lartë i politikës së jashtme të Maqedonisë, tramseton Telegrafi Maqedoni.
“Pjesëmarrja aktive e forcave paqeruajtëse maqedonase në operacionet ndërkombëtare të NATO-s, BE-së dhe OKB-së janë treguesi më i mirë se Maqedonia si një partner i besueshëm i Aleancës dhe bashkësisë ndërkombëtare, i ndan vlerat e përbashkëta dhe përgjegjësitë”, deklaroi Dimitriev.
Në vazhdim të diskutimit të tij, Dimitriev tha se ”me planin afatgjatë të Qeverisë për zhvillimin e mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë: 2014-2023 dhe investimet e rëndësishme në modernizim që nisi në këtë periudhë do të zhvillohen 50 % aftësitë ushtarake interoperative nga struktura e përgjithshme e forcave tokësore të Armatës së Republikës së Maqedonisë. Kështu, armata maqedonase do të ketë dukshëm kushte më të mira.”/Telegrafi/