Site icon Telegrafi

Dimër i thatë, Kili borë artificiale në resorte

Një resort skish në Kili po përdor borën artificiale për të luftuar motin e thatë.

Resorti i skive në Santiago, ka vënë në punë topat e borës, për t’i bërë ballë sezonit të vështirë, me pak reshje bore, në malet e Andeve, që ka rezultuar me dimrin më të thatë në Kili, në gjashtë dekada të tëra.

Sidoqoftë, Kili, që në këtë pjesë të vitit është në stinën e dimrit, po njeh një periudhë të gjatë thatësire.

Sipas vetë kilianëve, më herët sezoni i skiimit fillonte në mes të qershorit, por tani, nuk mund të bësh ski para mesit të korrikut.

Reshjet e borës, sipas ekspertëve, janë pakësuar në zonën qendrore të Kilit me 5 deri në 10 për qind për dekadë dhe kjo është një shifër shumë domethënëse, përcjell Rtsh.

Shkaqet e kësaj rënieje janë në njërën anë reshjet më të pakta dhe në anën tjetër temperaturat në rritje në disa zona të caktuara.

Në afërsi të qyteteve ndërkohë ka shumë ndotës të ajrit, veçanërisht karbon i zi, dhe kjo po e përkeqëson akoma më shumë situatën. /kp/Telegrafi/

 

 

 

Exit mobile version