Site icon Telegrafi

Dime Spasov në Listën e deputetëve?

Zëvendës Ministri shtesë i Punës dhe Politikës Sociale, Dime Spasov, do të fitojë një vend në listën parlamentare të OBRM-PDUKM, njoftoi Telma, duke u thirrur në burime nga partia në pushtet, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Me këtë lëvizje, OBRM-PDUKM me gjasë dëshiron të tregojnë se Spasov ishte vetëm viktimë në një aksident trafiku, që spekulimet mediatike nuk kishin lidhje me të vërtetën dhe se të mbetet jashtë listës.

Listat e kandidatëve për deputetë duhet të paraqiten në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve jo më vonë se nesër në mëngjes dhe ekziston një mundësi e OBRM-PDUKM të promovojë avantazhet e saj për zgjedhjet e parakohshme parlamentare gjatë fundjavës.

Burime të partisë thonë se listat e kandidatëve të mundshme do të mbeten të njëjta siç ishin propozuar në maj, Gruevski, Poposki, Dimovski, Todorov, Miloshoski dhe Gjorçev. /Telegrafi/

Exit mobile version