Site icon Telegrafi

Dillian Whyte i thotë Furyt: Mos fol gjepura, të kam nokautuar në sparring

Pasi Tyson Fury bëri disa komente përqeshëse ndaj Dillian Whyte, ky i fundit i ka kthyer me të njëjtën monedhë bashkëkombësit të tij.

Whyte është i acaruar se përse Fury e kishte refuzuar atë kur ishte numri një në WBC në vitet e kaluara. Aktualisht ai tani është numri tre nga WBO dhe WBA dhe që do të përballet me bashkëkombësin e tij për titullin WBC.

Britaniku më tej ka vazhduar se e ka nokautuar ‘Gipsy Kingun’ në sparring, por që ky i fundit nuk e ka pranuar asnjëherë një gjë të tillë.

Tyson Fury (Foto: Steve Marcus/Getty Images/Guliver)

“Tyson Fury flet gjepura”, ka thënë Whyte i nervozuar. “Ai ka kërkuar nga WBC që ta vë brezin në përballjen tonë, duke nënvlerësuar kampionin e tyre Deontay Wilder”.

“Herën e fundit kur isha në ring me Furyn e lash atë në shpinën e tij. Nuk dua të flas më shumë gjëra, pasi sparring është diçka private. Por, unë duhet t’i them këto gjëra kur ai fillon të flas gjepura”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Dillian Whyte

“Të gjithë më njohin mua. Ndoshta ai më ka stërvitur mua dhe ka bërë mirë. Ndoshta ne kemi boksuar së bashku disa ditë, por që unë e kam rrëzuar atë disa herë. Fury fillonte të qante në stërvitje, pasi xhaxhai i tij Peter e detyronte atë të vraponte pa ndalë”, ka shtuar më tej ai.

Whyte do të përballet me Oscar Rivasin e pamposhtur në The O2 Arena më 20 korrik, derisa është në kërkim të një titulli botëror. /Telegrafi/

Exit mobile version