Telegrafi

Dileri i drogës dënohet me vdekje përmes platformës Zoom në Singapor

Një gjykatë në Singapor i ka kumtuar verdiktin – dënimin me vdekje një burri nën akuzën për shitje të drogës, e ky tashmë është rasti i dytë ku verdikti është kumtuar nga “distanca”, më saktësisht përmes platformës Zoom që është bërë e famshme gjatë pandemisë së coronavirusit, shkruan Sky News.

Nga dokumentet e gjykatës shihet se Punitan Genasan, 37-vjeç nga Malajzia, gjatë javës së kaluar është shpallur fajtor dhe është dënuar me vdekje ,pasi që në vitin 2011 ishte marrë me shitje të heroinës, transmeton Telegrafi.

Seanca gjyqësore dhe verdikti është kumtuar derisa në Singapor janë në fuqi masat strikte të kufizimit, që janë vënë për ta luftuar përhapjen e coronavirusit.

“Për shkak të sigurisë së pjesëmarrësve, procesi gjyqësor është mbajtur përmes një video-konference”, ka njoftuar një zyrtar i lartë i gjykatës së themelore në Singapor.

“Ky është rasti i parë ku dënimi me vdekje kumtohet online”, ka shtuar ky zyrtar i drejtësisë së Singaporit.

Organizatat që merren me mbrojtjen e të drejtave të njeriut, kanë kritikuar mënyrën se si është kumtuar dënimi me video, përfshirë edhe një rast tjetër në Nigeri, ku në të njëjtën mënyrë i është kumtuar dënimi me vdekje. /Telegrafi/