Site icon Telegrafi

“Dilema e Kurtit” – Netanyahu e fton të hapë ambasadën në Jerusalem e Erdogani ta shmangë

Lëvizja Vetëvendosje pas marrjes së pushtetit, siç duket mund të ketë ‘tension’ për çështjen e hapjes së ambasadës së Kosovës në Jerusalem.

Kjo pasi që pas fitores së 14 shkurtit, mori dy letra urimi me qëndrime të kundërta sa i përket marrëdhënieve diplomatike bazuar në marrëveshjen e arritur më 4 shtator në Washington.

Njërën nga kryeministri nga kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe presidenti turk Recep Tayyip Erdogan.

Në letrën e urimit për fitoren e zgjedhjeve të 14 shkurtit, kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu e ka ftuar Kurtin në Jerusalem në inaugurimin e ambasadës së Kosovës.

Në anën tjetër, në një letër urimi nga presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, i është kërkuar që të shmangë marrëveshjen për hapjen e ambasadës në qytetin të cilin për kryeqytet e kërkojnë Izraeli dhe palestinezët.

Erdogani i ka thënë Kurtit se po të shmangej një hap i tillë do të bëhej gjëja e dobishme.

“Për më tepër, jam i kënaqur, kur mësova për qëndrimin e partisë suaj që, nëse vjen në pushtet, do ta rishikojë angazhimin e Kosovës për hapjen e Ambasadës në Jerusalem. Besoj se do të ishte e dobishme që të shmangej një hap të tillë, i cili mund t’i shkaktonte dëme të mëdha Kosovës”, ka shkruar Erdogani në letrën e tij.

Por për çështjen e raporteve mes Kosovës dhe Izraelit, pati folur kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Glauk Konjufca.

Anëtari i kryesisë së VV-së, , kishte thënë se nëse Kosova kushtëzohet për hyrjen në BE me zhvendosjen e ambasadës së Kosovës nga Jerusalemi, atëherë kjo do të rishqyrtohet, pasi thekson se është vitale dhe jetike për Kosovën që t’i bashkohet Bashkimit Evropian.

“Ambasada do të mbetet aty ku është deri nëse eventualisht ne kushtëzohemi gjatë proceseve të ndryshme ndërkombëtare që të mos jetë aty. Shembull nëse ne kushtëzohemi nga BE gjatë procesit të integrimeve evropiane përmes ndryshimit të lokacionit të Ambasadës sonë në Jerusalem, unë mendoj se kjo do të duhej të rishqyrtohej meqenëse për Kosovën është jetike që ne të bëhemi pjesë e BE-së”.

Konjufca ka thënë se derisa Serbia nuk mban zotimet nga Marrëveshja e Uashingtonit edhe Kosova nuk do të duhet të përmbahet nga aplikimi në organizata ndërkombëtare./Telegrafi.

Exit mobile version