Telegrafi

‘Dil nga uji!’: Notarët largohen me shpejtësi nga deti i Floridës pasi dallojnë dy peshkaqenë që ishin shumë afër tyre

Disa pamje të frikshme kanë treguar momentin kur plazhistët u detyruan të bënin një vrapim të çmendur nga oqeani.

Ky veprim i tyre erdhi pasi jo një, por dy peshkaqenë u vunë re në një plazh në Florida gjatë fundjavës, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Siç thuhet më tej, ka qenë një banor që ishte në gjendje të regjistronte “takimin e frikshëm” – i cili ndodhi të shtunën në plazhin piktoresk të Neptun, afër Jacksonville.

Pamjet tregtojnë dy peshkaqenë, duke notuar në pamje të qartë të kamerës, pak metra nga disa notarë që duken të pavetëdijshëm për praninë e tyre.

Dhe dikush mund të dëgjohet duke bërtitur: ‘Dil nga uji!’.

Pamjet tregojnë peshkaqenët duke notuar pas evakuimit të furishëm – nga ku nuk mbeti ndonjë i lënduar, por krijoi një situatë tensioni përgjatë bregut të Floridës veriore. /Telegrafi/