Wayne Rooney ka kritikuar superyllin e PSG -së, Kylian Mbappe për qëndrimin e tij ndaj Lionel Messit.
Shtatë herë fituesi i Topit të Artë u duk i pakënaqur pasi Mbappe e goditi pak me krahë gjatë fitores 5-2 të ekipit të tyre ndaj Montpellier fundjavën e kaluar.
GOAL shkruante këtë javë se francezi është i pakënaqur që Neymar dhe Messi kanë krijuar një lidhje të ngushtë, gjë që e ka lënë 23-vjeçarin me më pak zë në dhomën e zhveshjes së PSG-së.
https://twitter.com/Ziad_EJ/status/1558893623000924160
Kjo ka bërë që Rooney të flas për egon e fituesit të Kupës së Botës, i cili nënshkroi një kontratë mega të re gjatë verës për të qëndruar në “Parc des Princes”.
Shënuesi rekord i të gjitha kohërave i Manchester United dhe Anglisë, ia kujtoi francezit se kush është Leo Messi.
“Një lojtar 22-23 vjeçar që godet me shpatull Messin… Nuk kam parë kurrë një ego më të madhe se kjo në jetën time. Dikush t’i kujtojë Mbappes se në moshën 22 vjeçare, Messi kishte katër Topa të Artë”, deklaroi Rooney.
🗣 Wayne Rooney on Kylian Mbappe shouldering Lionel Messi: "A 22-23 year old player throwing a shoulder at Messi… I have never seen a bigger ego than this in my life. Someone remind Mbappe that at 22 years old, Messi had four Ballon d'Ors." 🏴🇫🇷🇦🇷 this via @DeparSports. pic.twitter.com/mMwqrkYkwW
— Roy Nemer (@RoyNemer) August 18, 2022
Sulmuesi dukej të ishte jashtëzakonisht i pakënaqur kur Neymar ekzekutoi penalltinë e dytë të PSG-së në ndeshje pasi numri shtatë humbi goditjen nga pika më herët. /Telegrafi/