Telegrafi

“Dikush ta shikojë babanë e fëmijës”: Alivanoset derisa ndihmonte gruan të kryente lindjen (Video)

Foto: Ilustrim

Megjithëse ishte i qetë, babai i ardhshëm humbi kontrollin dhe u alivanos, derisa mbështeste gruan të sillte në jetë fëmijën e tyre të parë.

Ben është shtrirë pa ndjenja, në dyshemenë e një spitali në Birmingham të Anglisë, teksa partnerja tij Amy po përjetonte dhimbjet e lindjes, transmeton Telegrafi.

Prindi 29-vjeçar – që gjatë shtatzënësisë së partneres gjashtë vite më të re, kishte shtuar peshë duke ngrënë njëjtë sa ajo – dukej i qetë dhe mbante kontrollin, ndërsa ishte në një dhomë materniteti.

Videoja e postuar më poshtë, tregon maminë teksa thërret dikë për ndihmë, pasi është në momentin e pritjes së bebes.

Me gjithë këtë ngjarje të papritur, çifti janë bërë prindër të një vajze të shëndetshme, që e kanë quajtur Amber-Rose. /Telegrafi/