Telegrafi

Dikush ia keqpërdori kartelën bankare duke bërë blerje online, rasti në Mitrovicë në hetime nga Policia 

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës bëri të ditur se një femër ka raportuar se një person i panjohur ka bërë blerje të paautorizuar online nga kartela e saj e bankës.

Rasti ka ndodhur në Mitrovicë, më 16 qershor.

“Fshati Kqiq, Mitrovicë 16.06.2022-14:55. Ankuesja femër kosovare ka informuar se personi i panjohur ka bërë blerje të paautorizuar online nga kartela e saj e bankës”, thuhet në raport.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kujdestar dhe është iniciuar rasti, ndërsa rasti në hetime. /Telegrafi/