Telegrafi

Dikush e dekonspiroi aksionin policor në veri (Video)

Autoritetet në Prishtinë janë alarmuar për rrjedhjen e informacioneve rreth operacionit të së martës në veri të Kosovës.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, gati një muaj më herët kishte folur publikisht për arrestimin e policëve serbë të Kosovës në veri, njofton Klan Kosova.

Jam thellë i shqetësuar për shkak të përgatitjes së aksioneve të FIT dhe ROSU-së. Jemi të informuar se ata janë në gatishmëri të plotë dhe jemi të informuar për planin e arrestimit të dhjetëra personave të nacionalitetit serb. I kemi kërkuar ndërkombëtarëve që të ndërhyjnë”, ka thënë Vuçiqi në një konferencë shtypi më 24 maj.

Një burim nga hetuesia kosovare kanë Klan Kosovës se po dyshohet se ky është rast i pastër spiunazhi,andaj kanë nisur verifikimi i disa fakteve rreth asaj sesi rrodhi informacioni i aksionit ku u angazhuan mbi 200 efektivë policorë.