Telegrafi

Dikur u strehua në Kosovë, dënohet me 18 vjet burgim prifti pedofil

Një prift katolik romak që abuzonte seksualisht me djem në një shkollë në vitet ’70 dhe ’80 u dënua me 18 vjet burg.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Andrew Soper, 74 vjeç, i njohur më parë si “babai Laurence Soper”, që ishte një i arratisur për pesë vjet pas lirimit me kusht.

Lexo po ashtu Prifti britanik i akuzuar për pedofili: Shkova në Kosovë me para të Vatikanit për ta studiuar islamin

Një urdhër ndërkombëtar u lëshua për arrestimin e tij.

Ai u dënua më parë këtë muaj me 19 akuza për përdhunim dhe vepra të tjera seksuale kundër 10 djemve në shkollën e Shën Benediktit në Ealing, në perëndim të Londrës. Ai është i katërti në shkollë që është dënuar për abuzim.

Lexo po ashtu Pejanët janë të tronditur me fqinjin e tyre të mirë e të varfër që doli të jetë pedofil i kërkuar në Britani

Sipas mediave, Laurence Soper, kishte ikur në Kosovë me 182,000 funte nga banka e Vatikanit në tentim që t’i shmangej ndjekjes penale për abuzimet që kishte bërë me djem në shkollën e pavarur St Benedict, në Ealing, ku edhe ligjëronte. /Telegrafi/