Hugh Grant dikur kishte reputacionin e hamshorit më të madh në Hollywood. Falë roleve në komeditë romantike, atë e donin të gjitha femrat. Mirëpo, sot situata ka ndryshuar.
Në promovimin e filmit “Florence Foster Jenkins” me Meryl Streep, aktori dukej se e ka arritur mosha dhe nuk është më joshës si dikur.
Derisa në rolet e tij filmike ishte gjithmonë i dashur, në jetën reale ai ka përjetuar shumë rënie dhe ngritje. Ka qenë në lidhje të gjatë me Elizabeth Hurley, të cilën e kishte tradhtuar me një gazetare, me të cilën po ashtu u nda.
55-vjeçari e shokoi botën kur u bë babai i një vajze me një punëtore kineze të një restoranti në Londër, të quajtur Tinglan Hong. Ai kishte sqaruar se lidhja me nënën e vajzës kishte qenë afatshkurtër.
Ndërkaq, disa muaj më pas, u bë baba i një djali me producenten televizive nga Suedia, Anna Eberstein. Kur të gjithë menduan se do të martohej me suedezen, ai e riktheu lidhjen me Tinglan Hong dhe në vitin 2013 u bë baba për të tretën herë.
Skandalet nuk përfundojnë këtu. Në dhjetor të vitit të kaluar, ai u bë sërish baba, ndërsa nëna e fëmijës së tij ishte pikërisht suedezja Anna Eberstein.
Për shkak të këtyre skandaleve, Grant tashmë nuk është i popullarizuar te gjinia e bukur, por as ndër koleget e tij. Ai ka treguar se Julianne Moore, Rachel Weisz e Drew Barrymore nuk mund ta durojnë dhe e urrejnë. /Telegrafi/