Site icon Telegrafi

Dikur punonte në ndërtimtari, sot është TikTokeri më i ndjekur në botë – Khaby Lame tregon se si në fillim e kishte fituar kafshatën e gojës

TikTokeri më i ndjekur Khaby Lame i cili njëherit është hafiz i Kuranit, ka rikujtuar fillimet e karrierës së tij – duke i dërguar ndjekësve të tij një mesazh shumë domethënës.

Komediani i ri në aplikacionin e njohur ka 142.8 milionë ndjekës, dhe konsiderohet si profili më i ndjekur në TikTok, transmeton Telegrafi.

Por, ai nuk ishte i tillë gjithmonë, e tani ka treguar se si dukeshin fillet e tij. Khaby në Twitter ka ndarë videon ku shihet duke punuar në ndërtimtari dhe vozitur kamion.

“Kurrë mos u ndalni duke avancuar dhe gjithmonë besojuni ëndrrave tuaja”, i ka porositur miqtë e tij në postimin që ka marrë afro 3 milionë shikime.

E miqtë e tij në komentet e shumta e kanë falënderuar dhe uruar senegalezin i cili jeton dhe vepron në Itali.

“Është çmendur sesi ndryshon jeta. Bëj tifo për ty”, ka shkruar një ndjekës i tij.

Lame ndryshe filloi të realizojë video në TikTok pasi humbi punën gjatë pandemisë së coronavirusit.

Ai së fundmi ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Hugo Boss, dhe ka udhëhequr fushatën #BeYourOënBoss.

Khaby jo vetëm që ka zbuluar se është mysliman por edhe praktikues i fesë islame – madje njihet si hafiz i Kuranit.

Aktualisht jeton në Itali ku familja e tij u vendos ku ai ishte vetëm 1-vjeçar, ndërsa së fundmi ka marrë shtetësinë italiane. /Telegrafi/

 

Exit mobile version