Site icon Telegrafi

Dikur luante me Fluminensen, Flamengon dhe ekipet e moshave të Brazilit – Sot shoku i Neymarit në prova te Prishtina

Klubi më i trofeshëm nga Kosova, Prishtina është duke i vazhduar përgatitjet për sezonin e ti, ku po punohet dy herë në ditë.

Klubi kryeqytetas ka sjellë disa lojtarë të huaj që po testohet nga trajneri Mirel Josa.

I tillë është edhe braziliani Davi Ferrari, i cili si i ri në grupmosha ka pasur një karrierë të bujshme.

Lexo po ashtu Prishtina njofton se tre futbollistë do t’i ketë në prova, ndërsa e ka transferuar Art Malokun nga Vëllaznimi

Ai ka luajtur për Fluminensen dhe Flamengon, ndërsa ishte tubuar edhe nga kombëtarja braziliane për të rinj, shkruan Gazeta Sheshi.

Ferrari së bashku me yllin brazilian, Neymar

Davi luan në pozitën e mesfushorit dhe pritet që së shpejtë të merret vendim për të, sikurse edhe për disa të tjerë që janë në prova.

Mesfushori brazilian ka ardhur me rekomandimin e menaxherit Ben Ademi.

Exit mobile version