Telegrafi

Dikur krenaria e vendit, sot “aeroport fantazmë”: U mbyll 44 vite më parë kur edhe u nda Qiproja (Foto/Video)

Një aeroplan i braktisur pa motor dhe pothuajse i tëri i shkatërruar, qëndron i mbuluar nga ndryshku në një pistë aeroporti në Qipro. Në të njëjtën gjendje është edhe hangari i aeroplanëve.

Xhamat e thyer, pluhuri, ndryshku dhe bari që po rritet gjithkund, janë dëshmi për shkatërrimin e aeroportit ndërkombëtar në Nikozi, që dikur konsiderohej si shumë modern, transmeton Telegrafi.

Tash e 44 vite ky aeroport është mbyllur dhe është dëshmi e historisë së Qipros, vend ky që u nda në dy pjesë në verën e vitit 1974.

Dikur konsiderohej aeroport shumë modern, ku brenda një viti frekuentonin qindra mijëra pasagjerë, kurse sot ka fituar statusin “e aeroportit fantazmë”. /Telegrafi/