Një aeroplan i braktisur pa motor dhe pothuajse i tëri i shkatërruar, qëndron i mbuluar nga ndryshku në një pistë aeroporti në Qipro. Në të njëjtën gjendje është edhe hangari i aeroplanëve.
Xhamat e thyer, pluhuri, ndryshku dhe bari që po rritet gjithkund, janë dëshmi për shkatërrimin e aeroportit ndërkombëtar në Nikozi, që dikur konsiderohej si shumë modern, transmeton Telegrafi.
Tash e 44 vite ky aeroport është mbyllur dhe është dëshmi e historisë së Qipros, vend ky që u nda në dy pjesë në verën e vitit 1974.
Dikur konsiderohej aeroport shumë modern, ku brenda një viti frekuentonin qindra mijëra pasagjerë, kurse sot ka fituar statusin “e aeroportit fantazmë”. /Telegrafi/