Telegrafi

Dikur kërkonte t’ia këpusnin këmbët, tani kthehet në fushë me het-trik (Video)

Sulmuesi argjentinas Gabriel Batistuta është një legjendë e futbollit për shumë kë, pasi ai me skuadrat e tij në Serie A kishte dhuruar shumë magji.

Në atë kohë nuk ishte e lehtë të shënoje në Serie A dhe nëse shënojë në këtë kampionat, mund të shënoje kudo.

Të hënë Batistutas iu dha një çmim i madh si ‘Qytetar nderi i Firencës’.

“E kam konsideruar Firencën si të dashurën tim. Nuk mund ta shpjegojë dashurinë time për këtë qytet”, kishte thënë ai.

Lexo po ashtu Batistuta flet për Tottin dhe krahasimin e tij me Higuainin

Ai zhvilloi një ndeshje ku Italia luajti përballë yjve të botës, normalisht me lojtarë të pensionuar.

Sulmuesi argjentinas u kthye në fushë pas shumë vitesh dhe dhimbjesh.
Ai në një kohë kishte aq shumë dhimbje në këmbë sa kishte pranuar që t’ia këpusnin.

Ai shënoi het-trik, pasi kur zbret në fushë, gola janë gjuha e tij. /Telegrafi/

Goli i parë

Goli i dytë

Goli i tretë