Telegrafi

Dikur ishte i pastrehë dhe ishte i varur nga heroina, sot burri nga Teksasi bëhet me shtëpi të re të ndërtuar me printerë 3D

“Shpresoj të jem këtu deri në ditën e fundit të jetës”, kështu e fillon rrëfimin një burrë nga Teksasi.

Bëhet fjalë për Tim Shea, i cili për një kohë të gjatë ishte i pastrehë dhe kishte probleme me varësinë nga heroina, transmeton Telegrafi.

Ai tani është bërë personi i parë i gjallë që po jeton në një shtëpi të ndërtuar me printerë 3D.

70-vjeçari nga Austin, Teksas është bërë me një shtëpi prej 200 metra katrorë që është ndërtuar me printerë 3D.

Shtëpia e tij është ndërtuar në një fshat, ku ka shumë shtëpi tjera të lëtij lloji që janë ndërtuar enkas për të pastrehët.

Mbi 30 hektarë janë ndarë për ndërtimin e 500 shtëpive, përfshirë këtu edhe atë me printerë 3D nga kompania Icon me seli në Austin. /Telegrafi/