Fotografia e bukuroshes Helena Christensen zbukuron një nga revistat më të njohura dhe në njërën prej imazheve ka pozuar e zhveshur dhe krejtësisht natyrale.
Manekinia e famshme është në mesin e 22 modeleve në numrin e ri të revistës Vanity Fair, e cila i ka bërë bashkë emrat kryesorë në histori të modës pas premierës së serialit “The Super Models”, në të cilin morën pjesë Cindy Craëford, Naomi Campbell, Christy Turlington e Linda Evangelista.
Ndër fotografitë magjepsëse që mbushën revistën ishte edhe fotografia bardhezi e Helena pa rroba, e cila tregonte gjithë bukurinë dhe karizmin e saj që vazhdon të magjeps edhe në moshën 54 vjeçare.
Është mbresëlënëse se danezja nuk iu nënshtrua operacioneve plastike, ndaj ka ndryshuar minimalisht gjatë dekadave të fundit.
Akoma ka një figurë të admirueshme dhe është e qartë pse ishte një nga supermodelet kryesore në botë në vitet e nëntëdhjeta. /Telegrafi/