Telegrafi

Dikur ishte lojtari i katërt më i shtrenjtë në histori dhe luajti me gjigantët evropianë – sot James Rodriguez mbetet pa klub

James Rodriguez ka ndërprerë kontratën e tij me Olympiacos, vetëm shtatë muaj pasi iu bashkua klubit dhe dy muaj para se kontrata e tij të skadonte.

Përpara se klubi të konfirmonte largimin e sulmuesit kolumbian, gazetari grek Pipe Sierra njoftoi se palët nuk ishin në gjendje të bien dakord për vazhdimin e bashkëpunimit edhe pse kontrata përmbante një opsion zgjatjeje.

Rodriguez bëri 24 paraqitje, shënoi pesë gola dhe dhuroi gjashtë asistime për Olympiacosin gjatë shtatë muajve.

Rodriguez ka luajtur për Porton, Monacon, Real Madridin, Bayernin, Evertonin dhe Al Rayyan të Katarit gjatë karrierës së tij.

Transferimi i tij nga Porto te Monaco në vitin 2013 ishte 45 milionë euro.

Lexo po ashtu Golat akrobatikë që u kthyen në legjendarë në Kupat e Botërore

Një vit më vonë, ai ishte golashënuesi më i mirë me gjashtë gola në Kampionatin Botëror të Brazilit, ku pastaj Real Madridi e pagoi për 75 milionë euro.

Në atë kohë ishte transferimi i katërt më i madh në historinë e futbollit. /Telegrafi/