Zinedine Zidane duke se nuk do t’i kursejë as ata lojtarë që e mundësuan suksesin e tij në herën e parë kur ishte trajner i Real Madridit.
Trajneri francez po mendon që në këtë afat kalimtar t’i largojë disa lojtarë, që kishin luajtur standard në herën e parë kur ishte si trajner në Santiago Bernabeu.
Sipas AS, Lucas Vazquez, Isco dhe Keylor Navas, priten të largohen në këtë verë nga Real Madridi, në mënyrë që ta kthejnë bilancin pozitiv në skuadër.
Los Blancos kanë bërë pesë transferime deri më tani për sezonin e ri, e që u kanë kushtuar mbi 300 milionë euro.
Madrilenët aktualisht kanë larguar nga skuadra disa lojtarë, mirëpo që në listën e strategut francez janë edhe dy spanjollet e portieri kosta rikan.
Thibaut Courtois do të jetë numri një i Real Madridit në portë, ndërsa në mesfushë, mbretërit shpresojnë ta transferojnë Paul Pogba nga Manchester Unitedi, derisa në krahë do jenë Eden Hazard dhe Sadio Mane, natyrisht nëse mund ta transferojë nga Liverpooli. /Telegrafi/