Telegrafi

Dikur ishin shokë burgu, por e vrau për një vend parkimi – arrestohet autori në Durrës

Është arrestuar autori i vrasjes me thikë ditën e sotme në qytetin e Durrësit.

34-vjeçari Ilir Koçilja është kapur nga forcat e policisë pranë vendit të ngjarjes.

Ai goditi me thikë 40-vjeçari Halil Koka, i cili ndërroi jetë gjatë transportit me ambulancë për në spital.

Sherri ka nisur në lagjen 4 të qytetit të Durrësit, për parkimin e makinës, si dhe për një borxh, dhe ka përfunduar në mënyrë tragjike.

Autori me viktimën ishin fqinjë, dhe dikur kanë qenë shok qelie në burg, të arrestuar për armëmbajtje pa leje dhe drogë.

Sipas fqinjëve, autori ishte me probleme mendore, madje kishte qëndruar i shtruar në Spitalin Psikiatrik të Elbasanit.