Kim Kardashian ditët e fundit ishte personi më i përfoluri në saje të hajnave serbë.
Këta të fundit i kishin vjedh stoli në vlerë prej dhjetë milionë euro.
Por, për këtë po fajësohen truprojat e bukuroshes amerikane të cilët nuk ishin me të gjatë asaj kohe, transmeton Telegrafi.
Kjo ka bërë që të reagojë edhe ish-truproja e Kardashianit, Steve Stanulis, i cili ka pohuar se e gjithë kjo ishte skenar i përgatitur prej Kardashhian në mënyrë që të jetë në qendër të vëmendjes së mediave botërore.
E pikërisht Stanulis del të jetë mik i ngushtë dhe truprojë i aktorit shqiptar me famë hollivudiane, Marko Caka. Madje, sipas aktorit shqiptar ata do të jenë bashkë edhe në një projekt filmik.
“Ky është miku im Steve Stanulis, më i lakuari në mediat boterore si ish-truproja i Kim Kardashian , ku jeta hollivudiane na ka përfshirë në të njëjtin film”, ka shkruar Caka në Facebook. /Telegrafi/