Telegrafi

Dikur gjyqtar, sot trajner te Golden Eagle Ylli

Golden Eagle Ylli ka kompletuar stafin e trajnerëve para fillimit të kampionatit të ri në basketboll.

Përmes një komunikimi për Borozani.com, Arbnor Rifati e ka konfirmuar që do të jetë ndihmëstrajneri i ri i skuadrës së Yllit në edicionin e ri të Superligës.

Rifati më parë ishte gjyqtar në Superligën e Kosovës, ndërsa së fundi ishte trajner i skuadrës Kalaja nga Prizreni, e cila bën pjesë në Ligën e Parë të Kosovës.

Kryetrajner i skuadrës së Yllit është Beqir Berisha.