Telegrafi

Dikur futbollisti i njohur Asprilla tregon se si mafia i ofroi atij që ta vrasim portierin Chilavert pas një zënke që kishin këta të dy

Ish sulmuesi i njohur kolumbian që luante te Parma, Faustino Asprilla, në një dokumentar të bërë për jetën e tij, të titulluar “Faustino, Il Grande”, e ka zbuluar edhe një detaj shokues që ka lidhje me mafian.

50-vjeçari tregoi se sa ishte lojtar aktiv në një ndeshje kishte një zënkë me portierin dhe kapitenin e Paraguait, Jose Luis Chilavert. Pas ndeshjes një mafioz i kishte shkuar në hotel dhe i kishte kërkuar autorizimin për ta vrarë portierin.

“Në një ndeshje eliminatore për Francë 1998, unë dhe Chilavert patëm një zënkë në fushë dhe u ndëshkuam të dy me karton të kuq, ndonëse nën një reagim të ashpër të publikut”.

“Pas ndeshjes më erdhi në hotel një njeri i mafias, i njohur me pseudonimin Julo Fierro, i cili më kërkoi autorizim për të vrarë portierin e Paraguait”.

“I thash: ‘A je i çmendur ti?’. Gjithçka që ndodh në fushë, mbetet brenda saj”, tregoi sulmuesi në rrëfimin për jetën e tij.

Faustino Asprilla, ka luajtur te Parma dhe Newcastle United në Evropë, ndërsa ka bërë karrierë edhe në Amerikën Latine.

Në anën tjetër Chilavert karrierën e ka ndërtuar në Uruguai dhe Argjentinë, ndërsa në Evropë ka luajtur te Real Sociedad. /Telegrafi/