Ish sulmuesi i njohur kolumbian që luante te Parma, Faustino Asprilla, në një dokumentar të bërë për jetën e tij, të titulluar “Faustino, Il Grande”, e ka zbuluar edhe një detaj shokues që ka lidhje me mafian.
50-vjeçari tregoi se sa ishte lojtar aktiv në një ndeshje kishte një zënkë me portierin dhe kapitenin e Paraguait, Jose Luis Chilavert. Pas ndeshjes një mafioz i kishte shkuar në hotel dhe i kishte kërkuar autorizimin për ta vrarë portierin.
“Në një ndeshje eliminatore për Francë 1998, unë dhe Chilavert patëm një zënkë në fushë dhe u ndëshkuam të dy me karton të kuq, ndonëse nën një reagim të ashpër të publikut”.
“Pas ndeshjes më erdhi në hotel një njeri i mafias, i njohur me pseudonimin Julo Fierro, i cili më kërkoi autorizim për të vrarë portierin e Paraguait”.
“I thash: ‘A je i çmendur ti?’. Gjithçka që ndodh në fushë, mbetet brenda saj”, tregoi sulmuesi në rrëfimin për jetën e tij.
Faustino Asprilla, ka luajtur te Parma dhe Newcastle United në Evropë, ndërsa ka bërë karrierë edhe në Amerikën Latine.
Në anën tjetër Chilavert karrierën e ka ndërtuar në Uruguai dhe Argjentinë, ndërsa në Evropë ka luajtur te Real Sociedad. /Telegrafi/