Frank Lampard dhe John Terry mund të jenë miq jashtë fushave të blerta, por të hënën do të jenë kundërshtar të njëri-tjetrit.
Ish-dyshja e skuadrës së Chelseat, ku së bashku fituan titujt e Ligës Premier dhe Ligës së Kampionëve, do të mundohen që të kthehen në ligën elitare angleze me skuadra që drejtojnë si trajner.
Aston Villa dhe Derby County do të ballafaqohen në ndeshjen finale të barazhit të Championship në një përpjekje për t’u kthyer në kampionatin kryesor anglez.
Derby, i udhëhequr nga Lampard, mundi Leedsin të mërkurën me rezultat të përgjithshëm 4-3.
Villa, ku Terry është një trajner ndihmës, arriti finalen e 27 majit në stadiumin e Wembleyt duke mposhtur West Bromwich Albionin në saje të penalltive të martën pasi ndeshjet mes tyre kishin rezultat të barabartë 2-2.
Stop Crying Frank Lampard.
— Derby County (@dcfcofficial) May 15, 2019
Villa po kërkon që të kthehet në Ligën Premier pas një mungese prej tre vjetësh gjersa Derby nuk ka qenë pjesë e saj që nga viti 2008.
Ndryshe, Norwich City dhe Sheffield United u promovuan automatikisht nga Championship pasi përfunduan si dy të parët në sezonin e rregullt. /Telegrafi/
We'll leave you with this for tonight….
UP
THE
VILLA#AVFC pic.twitter.com/22dEcanBl0
— Aston Villa (@AVFCOfficial) May 15, 2019