Ish-Miss Shqipëria, Suada Sherifi, ka qenë e ftuar këtë javë në emisionin “Thumb” në rubrikën “Alfabet”.
Bukuroshja shqiptare ka dhënë versionin e saj të alfabetit dhe ka zbuluar disa detaje të karakterit të saj.
Shumë prej jush duhet të jenë kuriozë se kush e ka çelësin e zemrës së Suadës.
Megjithatë, ndoshta do të befasoheni nga përgjigja e saj. Jo, nuk është partneri.
“Çelësin e zemrës sime e kanë disa veta”, është përgjigjur Sherifi pyetjes së gazetares. /Telegrafi/