Telegrafi

Dikur dhe tani: Ndryshimi radikal i Morena Tarakut në këto 10 vite

Para dhe pas: Ndryshimi i Morena Tarakut ndër vite (Foto: Arkiv/Morena Taraku/Instagram)

Bukuroshja me prejardhje nga Peja, Morena Taraku, e nisi karrierën e saj në moshë shumë të re fillimisht si modele, e më pas edhe si këngëtare.

Ajo u shpall “Miss Kosova 2010” dhe po në të njëjtin vit mori pjesë në “Miss Earth”, e ndërsa ka përfaqësuar edhe Shqipërinë në “Miss Universe 2012”.

Koha kur Morena Taraku u shpall “Miss Kosova” (Foto: Arkiv)

Megjithëse ishte e bukur që atëherë, Morena duket se nuk ka qenë maksimalisht e kënaqur me pamjen e saj, duke iu nënshtruar ndërhyrjeve të shumta.

Lexo po ashtu "Angeline Jolie në versionin shqip", Morena Taraku 'transformohet' në dukje si aktorja e famshme

Po të bësh krahasimin e fotografive të tanishme që ajo ndan me fansat e saj në rrjetet sociale, dhe ato të realizuara 10 vjet më parë, mund të thuhet lirshëm se ajo ka pësuar një “metamorfozë”.

Koha kur Morena Taraku u shpall “Miss Kosova” (Foto: Arkiv)

Ndryshimet janë të dukshme si në trup, ashtu edhe në tiparet e fytyrës, përkatësisht në mollëza dhe buzë më së shumti.

Fotografitë e realizuara në kohën kur ajo sapo kishte debutuar si modele, e që tani i përkasin arkivës, nuk janë larguar nga interneti – ndaj krahasimet e dukjes së saj të dikurshme me atë të sotmen janë më se të qarta për publikun.

Para dhe pas: Ndryshimi i Morena Tarakut ndër vite (Foto: Arkiv/Morena Taraku/Instagram)

Tash e një kohë, Taraku e ka braktisur edhe Kosovën, duke zgjedhur Turqinë si destinacionin e saj për të jetuar pjesën tjetër të jetës.

Para dhe pas: Ndryshimi i Morena Tarakut ndër vite (Foto: Arkiv/Morena Taraku/Instagram)

Me fotografitë atraktive që publikon thuajse çdo ditë, Morena ka krijuar një ndjekje prej hiç më pak se 965 mijë njerëzve deri tani, në rrjetin social Instagram. /Telegrafi/