Ai dikur ishte një nga lojtarët më premtues, aq sa bëri të besonin shumë trajner dhe specialist se do të bëhej një lojtar i madh, por askush prej tyre nuk e njihte karakterin e tij.
Pas shumë aventurash ai tashmë është kthyer në lojtarin më ta padëshiruar në treg.
Mario Balotelli, sulmuesi i Liverpoolit që është huazuar tek Milani u ble nga skuadra angleze për 30 milion euro, ndërsa sot vlera e tij është më e ulët se kurrë.
Kartoni i Balotelit, aktualisht vlen vetëm 7 milion euro, çka tregon si llogaritet si një lojtar për skuadra të nivelit inferior.
Skuadra e vetme e interesuar është Espanyol, ndërsa në Itali tash e një kohë pëlqehet nga Sampdoria. /Telegrafi/