Telegrafi

Dikur adhurohej nga vajzat adoleshente në mbarë botën, Chad Michael Murray sot duket më mirë se kurrë

(Foto: E! Online/Getty)

Seriali i njohur “One Tree Hill” u shfaq edhe në rajonin tonë, ndërsa vajzat adoleshente në mbarë botën ishin të apasionuara pas bukuroshit Lucas Scot, të cilin e portretizonte Chad Michael Murray.

Sot ky aktor është 41 vjeçar dhe duket më mirë se kurrë.

Gruaja e tij, Sarah Roemer, ka postuar një video në profilin e saj në Instagram, ku Chad është pa këmishë, i veshur vetëm me tuta në pjesën e poshtme.

Barku i tij ‘i gdhendur’ shkaktoi një ortek reagimesh.


“Gjëja më e bukur që kam parë ndonjëherë”.

“Faleminderit për këtë. Çfarë burri”.

“Më vjen mirë që e shpërndave këtë video”.

“Do ta rrënosh internetin Sarah”.

“Sa herë e kam shikuar këtë? Po” – janë vetëm disa nga komentet e shumta.


Gjithashtu, në video shihet se aktori ka flokë pak më të gjatë dhe mjekër, derisa i thotë ‘të dua’ gruas së tij dhe i dhuron puthje. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Si duken pas gati dy dekadash aktorët tanë të preferuar nga serialet dhe filmat e viteve 2000