Chelsea do të bëhet skuadra e parë nga top pesë ligat evropiane që do të luajë me vendime “robo-ref” për pozitën jashtë loje në Kupën e Botës për Klube të këtij muaji.
FIFA po ecën përpara me provat e saj të drejtpërdrejta të teknologjisë “gjurmimi i gjymtyrëve” që përdor programe kompjuterike dhe algoritme për të përcaktuar pozitat jashtë loje.
Zyrtarë nga Cyrihu duan të japin dritën e gjelbër për përdorimin e sistemit në Kupën e Botës kur të nisë në Katar në nëntor.
Dhe pas asaj që u konsiderua një pilot i suksesshëm gjatë Kupës Arabe të dhjetorit, i luajtur në gjashtë nga tetë stadiumet e Kupës së Botës në Doha, lojtarët e Thomas Tuchel do të kenë sistemin gjysmë automatik të vendimmarrjes kur të shkojnë në Abu Dhabi.
Sistemi përdor deri në 12 kamera në çatinë e stadiumit për të kapur lëvizjen e të gjithë lojtarëve dhe topin.
Deri në 29 pika të dhënash për çdo lojtar, që përbëjnë një skelet të animuar, mund të vlerësohen 50 herë në sekondë për t’u siguruar që vendimet janë të sakta.
Chelsea to become first Premier League side to play with ‘robot-refs’ to make offside decisions at Club World Cup. What’s your thoughts on this? pic.twitter.com/p2X7lseIYV
— Frank Khalid OBE (@FrankKhalidUK) February 1, 2022
Nëse një lojtar sulmues është në pozicion jashtë loje, sistemi i gjurmimit njofton operatorin VAR brenda gjysmë sekonde.
Më pas ai mesazh i dërgohet arbitrit, i cili është në gjendje të vërshëllejë bilbilin nëse pranon se sulmuesi është në pozitën jashtë loje.
Sistemi i ri, i cili është krijuar me ndihmën e një numri kompanish të teknologjisë, do t’i japë fund procesit të dhimbshëm, të stërzgjatur të pritjes për të konfirmuar nëse ishte apo jo pozicion jashtë loje.
That first shot! 🥵 pic.twitter.com/F72vnPGcAB
— Chelsea FC (@ChelseaFC) February 1, 2022
Gjithashtu do të ndalonte udhëzimet aktuale për asistentët që të mos flasin menjëherë në pozicione jashtë loje “të ngushta”, gjë që është kritikuar për rritjen e gjasave të lëndimeve të shkaktuara nga mbrojtësit e dëshpëruar.
Drejtori i teknologjisë dhe inovacionit të futbollit të FIFA-s, Johannes Holzmuller, shpjegoi: “Kur topi luhet, softueri i AI në kohë reale mund të dërgojë një sinjal automatikisht në VAR”.
The #ClubWorldCup is fast approaching! ✊
Everything you need to know. ⤵️
— Chelsea FC (@ChelseaFC) February 1, 2022
“Ne do të kemi një asistent të përkushtuar VAR i cili mund të përpunojë të dhënat jashtë loje dhe të ndihmojë në përcaktimin nëse lojtari që mendohet se ishte jashtë loje ishte aktiv dhe ndërhynte në lojë, kështu që ata mund të vërtetojnë dhe konfirmojnë me shpejtësi vendimin”, ka shtuar më tej ai.
Ndeshja e parë e Chelseat në Abu Dhabi do të jetë kundër AS Pirae të Tahitit, Al Jazira nga vendi pritës ose Al Hilal i Arabisë Saudite më 9 shkurt, me finalen, ndoshta kundër kampionit brazilian të Copa Libertadores, Palmeiras, tre ditë më vonë. /Telegrafi/