Në Elbasan është djegur mjeti i një zyrtari të policisë. Vetura Volkswagen ishte i parkuar në lagjen “28 Nëntori” dhe është në pronësi të shtetasit E. Gj.
Si pasojë e zjarrit mjeti është djegur pjesërisht.
“Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të zjarrit dhe dokumentimin e ngjarjes”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit. /Telegrafi/