Telegrafi

I digjet vetura e parkuar në oborr, Polica heton rastin në Skenderaj

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të zjarrvënies në Skenderaj.

Në raportin policor bëhet e ditur se një person ka raportuar se në rrethana të panjohura vetura e tij e parkuar në oborrin e shtëpisë është djegur nga zjarri.

Rasti ka ndodhur të premten në ora 01:25, në rrugën “Mbretëresha Teutë”, në Skenderaj.

Rasti është në procedurë hetimore. /Telegrafi/