Një veturë e markës BMW është djegur në orët e para pas mesnatës në Zubin Potok, ndërsa përveç dëmeve materiale, nuk ka të lënduar.
Kështu bëri të ditur për Telegrafin zëvendësdrejtori i policisë së Kosovës për rajonin e veriut të Mitrovicës, Besim Hoti.
Hoti tha se vetura është djegur deri sa ishte e parkuar para shtëpisë së pronarit të kësaj veture.
“Vetura është djeg në orët e para pas mesnatës. Vetura është private e markës BMV ku ka qenë e parkuar para ankuesit. Nuk ka persona të lënduar. Personi ka qenë pjesëtar i Policisë së Kosovës mirëpo është i suspenduar, me ndërprerje të marrëdhënies së punës”, ka thënë Hoti.
Policia ka dalë në vendngjarje dhe është duke punuar në zbardhjen e këtij incidenti. /Telegrafi/