Telegrafi

Digjet vetura e Avokatit të Popullit në autostradën “Ibrahim Rugova” (Video)

Sot rreth orës 17:35, pranë daljes nga autostrada në Duhle të Suharekës është djegur totalisht një veturë.

Zëdhënësi i Policisë në Prizren, Hazir Berisha e ka konfirmuar rastin dhe ka thënë se kjo veturë është e institucionit të Avokatit të Popullit, transmeton Koha.net.

“Po mund ta konfirmojmë se është djegur një veturë e tipit Hundai rreth orës 17:35. Zjarri sipas të gjitha gjasave është djegur vetvetiu dhe nuk ka të lënduar. Kemi informacione se është veturë e Avokatit të Popullit”, ka thënë Berisha për Koha.net.

Ndërsa zyrtarja për informim e Avokatit të Popullit, Majlinda Lulaj në komunikim e ka konfirmuar djegien e veturës së këtij institucione.


vetura zyrtare by GazetaExpress