Site icon Telegrafi

I digjet vetura bashkëpunëtorit të afërt të kryetares së Shkupit, Danella Arsovska

Vetura e bashkëpunëtorit të afërt të kryetares së Shkupit, Danella Arsovska, Dragan Mitkovskit, është djegur.

Motori, rrotat e përparme dhe kapaku – kjo është fotografia e Mercedesit të djegur të Mitkovskit, i cili në zgjedhjet e fundit parlamentare ishte bartës i listës nga partia e kryetarit të Shkupit, Arsovska.

Rasti ka ndodhur në orën tre të mbrëmjes së kaluar është raportuar se automjeti i parkuar para shtëpisë së familjes së Mitkovskit në lagjen Gjorçe Petrov është djegur dhe fqinjët kanë vënë rë zjarrin të parët.

Deri më tani nuk ka informacione se si ka marrë flakë makina.

Nga MPB thonë se po punohet për zbardhjen e rastit.

Në një bisedë telefonike për televizioni Sitel, Mitkovski tha se pret që institucionet të zbulojnë shkakun e zjarrit, por nuk e përjashton mundësinë që ai të jetë vënë aksidentalisht.

Ai deklaroi se bën një jetë modeste dhe nuk ka ndonje problem me askend.

Ai ka treguar se prej disa kohësh ka pasur keqkuptime me Arsovskën, por sqaron se nuk bëhet fjalë për ndonjë sherr.

Në opinion, Mitkovski konsiderohet si bashkëpunëtor i ngushtë i Arsovskës, ndërsa partnerët e tjerë kanë marrë poste drejtuese në disa ndërmarrje publike në qytetin e Shkupit.

Së fundmi të gjithë u pushuan nga puna dhe u larguan nga postet drejtuese në Parkingun e Qytetit, Ujësjellësin dhe Higjienën Komunale.
Para dy vitesh, emri i Arsovskës u lidh me djegien e veturës së drejtorit të atëhershëm të SSK-së, për të cilin ishte thirrur kryetarja e Shkupit edhe në MPB.

Për rastin në fjalë nga Prokuroria kanë deklaruar se do të japin përgjigje në javën e ardhshme.

Exit mobile version