Një trafo e rrjetit elektrik është djegur sonte në Fushë Kosovë, me ç’rast kanë intervenuar zjarrfikësit, të cilët e kanë fikur zjarrin.
Rastin e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 21:40, është pranuar informata për një incident zjarri në rrugën “Dardania” në Fushë Kosovë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët e kanë arritur të lokalizojnë zjarrin”, ka thënë Ahmeti.
Ajo ka thënë se bazuar në të dhënat nga vendi i ngjarjes raportohet për djegien e një trafoje elektrike dhe janë shkaktuar vetëm për dëme materiale.
Ekipet e KEDS-it dhe njësitet nga stacioni policor i Fushë Kosovës po merren me rastin. /Telegrafi/