Një person ka raportuar se në rrethana të panjohura, është përfshirë nga zjarri një sipërfaqe toke e mbjellë me pemë në fshatin Liqenë të Skenderajt.
Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur të mërkurën e 28 shkurtit, dhe është iniciuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.
“Fsh. Liqenë, Skenderaj 28.02.2024 – 11:30. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se në rrethana të panjohura nga zjarri i është përfshirë një sipërfaqe toke e mbjellë me fidanë-pemë. Zjarrfikësit kanë lokalizuar zjarrin”, thuhet në raportin policor.
Sipas ankuesit, vlera e dëmit është rreth 20 mijë euro. Rasti në procedurë hetimore. /Telegrafi/